Ne ju sjellim një recetë nga kuzhinat e gjysheve tona që është e thjeshtë dhe pas së cilës nuk do të kërkoni më të mirë
Përbërësit:
• 300 gr mish i bluar
• 1 kokë qepe
• 200 gr kërpudha
• ½ speci i kuq i freskët
• 2 lugë majdanoz të grirë
• 1 lugë origano
• 1 lugë spec i kuq, pluhur
• kipë
• piper
• 2 lugë vaj.
Përgatitja e salcës për palapeta:
• 300 ml krem për zierje
• 200 ml jogurt
• 100 ml qumësht
• 3 kokrra vezë
Përgatitja:
Në pak vaj shtoni qepën e grirë imët dhe kur të lirojë aromën shtoni specin e grirë imët. Kur speci të zbutet shtoni mishin dhe zieni në zjarr të lehtë duke e përzier.
Pas 5 minutave shtoni kërpudhat e grira. Shtoni erëza dhe i zieni në zjarr të lehtë derisa të avullojë lëngu i tepërt.
Mishi i grirë duhet të ftohet dhe pastaj të mbushen palëpetat.
Vendosni palëpetat në një enë rezistuese ndaj zjarrit dhe hidhjani salcën e përgatitur në të cilën më parë i keni përzier bashkë me vezët e trazuara, hoplën për zierje, jogurtin dhe qumështin.
Vendosni në furrë shporeti të ngrohur në 200 gracë Celsius rreth 30-40 minuta.
Serviren me sallatë sezonale.
Ju bëfshin mirë!