Qiqra në furrë, receta krokante për të rritur dhe fëmijë

Ushqime

Qiqra në furrë, receta krokante për të rritur dhe fëmijë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 00:31
Qiqra

Qiqrat janë ndër bishtajoret më popullore dhe më të shëndetshme për organizmin.

Ato i gjejmë në ngjyra të ndryshme si bezha, jeshilja dhe e kuqja.

Kur janë të freskëta, qiqrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe.

Pavarësisht ngjyrës, këto kokrra janë të nevojshme për një ushqim të shëndetshëm

Qiqrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën.

Këto bishtajore përdoren shumë në zonat e Korçës dhe Elbasanit për përgatitjen e një buke shumëtë shijshme.

Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium.

Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.
Në AgroWeb.org keni mësuar disa receta të larmishme për gatimin e qiqrave.

Duke lexuar më poshtë do të mësoni një recetë tjetër shumë interesante që preferohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.

Bëhet fjalë për qiqrat e pjekura në furrë.

Kur janë të pjekura në furrë, qiqrat përbëjnë një snak shumë të shijshëm dhe mbi të gjitha të shëndetshëm të cilave as fëmijët nuk u bëjnë dot naze.

Përbërësit:

2 filxhanë çaji qiqra të ziera dhe të pastruara
2 lugë gjelle vaj ulliri
Treçerek luge çaji kripë të trashë.
Një majë luge çaji spec të kuq pluhur
Një majë luge çaji hudhër pluhur.
Përgatitja:
Ndizeni furrën në 200 gradë.

Qiqrat duhet të jenë plotësisht të thata para përgatitjes.

Ato duhen marinuar me vaj ulliri dhe erëzat dhe më pas duhen vendosur në një tavë në një shtresë të vetme.

Qiqrrat duhen pjekur për 15 minuta, duhen përzierë dhe më pas pjekur sërish për 15 minuta të tjera.

Nëse ju pëlqejnë shumë krokante, pjekja duhet të zgjasë deri në 60 minuta.

Lërini të ftohen pak dhe më pas servirini.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat