Stresi i rikthimit nga pushimet, si ta luftojmë me ushqime

Ushqime

Stresi i rikthimit nga pushimet, si ta luftojmë me ushqime

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ashtu si “Monday blue” edhe rikthimin nga pushimet e quajnë “post vacation blues”, pra stresi i rikthimit.

Në fakt bëhet fjalë për shqetësime të vogla, kur fiziku e mbi të gjitha shpirti e kanë të vështirë të ripërshtaten me të përditshmen.

Edhe pse nuk është një sëmundje, mund të gjendet në tavolinë edhe zgjidhja e saj, pasi ka ushqime që të ngrejnë humorin, larogjnë dhimbjen e kokës, melankolinë e pagjumësinë. Në vend të parë janë frutat dhe perimet, por mund të zgjidhni edhe mes ushqimeve të tjera që të ngrejnë humorin.

Vaktet kryesore dhe mesvaktet

Kjo është mjaft e rëndësishme. Për drekë mund të konsumoni një pjatë makarona apo oriz, apo edhe drithëra integrale me pak salcë të thjeshtë. Më pas vijoni me perimet e stinës, krudo, në zgarë apo një racion bishtajore të shoqëruara me perime, e në fund një frut.

Në darkë peshk apo mish të bardhë të shoqëruara me perime dhe fruta të stinës. Kur moti të ftohet dhe pak, supa me perime është ideale. Sigurisht mund të konsumoni dhe mesvaktet gjatë ditës, paradite dhe pasdite, me bazë kosin, apo disa lajthi, arra apo bajame.

Ushqimet e humorit të mirë

Përvec skemës bazë të ushqyerjes, ka disa ushqime që mund të përdoren në mënyrë të veçantë për të luftuar rënien e vitalitetit që vjen nga përfundimi i pushimeve. Ja një listë e vogël:

Banania- Janë të pasura me kalium dhe ushqyes që ndihmojnë prodhimin e serotoninës, duke dhënë humor të mirë.

Bajamet- Janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë të luftoni lodhjen fizike e mendore. 4-5 bajame, të konsumuara në mëngjes, stabilizojnë nivelin e glicemisë, dhe ndihmon të luftoni ndjesinë e urisë në stomak që ju shtyn të hani pa kontroll.

Salmoni- Kombinon Omega3 me vitaminën D, të nevojshme për të luftuar ankthin dhe për të favorizuar prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. 

Rrushi i kuq-Është mbretëresha e vjesthës: e domsoshme për efektin e saj detoksifikues dhe prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon rritmin gjumë-zgjim.

Molla- Mes vetive të shumta të këtij fruti të shijshëm ka dhe fuqi relaksuese. Përmban një përqindje të mirë magnezi, i nevojshëm për të luftuar lodhjen.

Specat, domatet dhe kungulli– Të pasura me vitamina A dhe C, kalcium, fosfor, magnez dhe acid folik.

Çokollatë– Përmirëson humorin. Mjafton të mos abuzoni me sasinë dhe të konsumoni në sasi të vogla. I rekomanduar është tipi fondente, dhe të konsumohet në vaktet e mëngjesit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat