Tashmë nuk është e nevojshme të vraponi në farmaci për të blerë paracetamolë apo qetësues të tjerë për dhimbjen e kokës. Zgjidhja gjendet në kuzhinë, ku janë disa ushqime që ju ndalojnë dhimbjet e kokës, sidomos pas dehjes.
Kastraveca turshi: Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet.
Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitamina K, kalium, kalcium dhe magnez.
Peshk: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shumë të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes, kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.
Banane: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, prandaj përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.
Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, por buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet që duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.
Fasule: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.