Këto janë ushqimet që ndihmojnë për ndalimin e dhimbjes së kokës pas dehjes

Ushqime

Këto janë ushqimet që ndihmojnë për ndalimin e dhimbjes së kokës pas dehjes

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Tashmë nuk është e nevojshme të vraponi në farmaci për të blerë paracetamolë apo qetësues të tjerë për dhimbjen e kokës. Zgjidhja gjendet në kuzhinë, ku janë disa ushqime që ju ndalojnë dhimbjet e kokës, sidomos pas dehjes.

Kastraveca turshi: Shumë pije i “përthithin” trupit të gjitha vitaminat, kripërat dhe mineralet.

Kastravecat turshi janë të pasur me substanca ushqyese si: vitamina A, hekur, vitamina K, kalium, kalcium dhe magnez.

Peshk: Është e çuditshme, por ushqimet e pasura me minerale si konservat me peshk ton janë shumë të mira për të zëvendësuar substancat ushqyese të humbura që shkaktojnë simptomat e dehjes, kjo nëse stomaku juaj mund ta pranojë.

Banane: Sa më shume alkool të pini, aq më shumë dehidratoheni. Sa më të dehidratuar të jeni, aq më shumë kalium humbni. Mungesa e kaliumit ju bën të ndiheni i lodhur, prandaj përtypni një banane dhe do të ndiheni më mirë.

Bukë integrale: Nuk e dimë për ju, por buka integrale është në majë të listës tonë si një nga ushqimet që duhet të konsumoni pas dehjes. Buka integrale është një burim i mirë i vitaminës B dhe i acideve yndyrore që i duhen mëlçisë për detoksikimin e trupit.

Fasule: Fasulet janë një burim shumë i mirë i fibrave dhe acidit folik. Ato përmbajnë gjithashtu shumë proteina që i duhen trupit për të marrë veten pas dehjes. Këshillohet t’i gatuani me pak kripë dhe t’i konsumoni plotësisht të ziera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat