Spinaqi është një ushqim i shkëlqyer për trurin

Ushqime

Spinaqi është një ushqim i shkëlqyer për trurin

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit.

Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut Spinaqi është i disponueshëm gjatë të gjithë vitit, por sezoni i tyre fillon në fund të muajit gusht dhe vazhdon deri në muajin prill. Ai njihet për vlerat e tij ushqyese dhe është parë gjithnjë si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut.

E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup, në prodhimin e energjisë dhe në sintezën e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat