Rreziku nga koncentratet e gatshme për gatim

Ushqime

Rreziku nga koncentratet e gatshme për gatim

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:07
Ilustrim

Tregu shqiptar është i mbushur me tableta të markave të ndryshme të koncentrateve të mishit të pulës, viçit apo erëzave të ndryshme.

Këto tableta janë pjesë e listës ushqimore mujore të shumë amvisave.

Ato përdoren për supa dhe receta nga të ndryshmet me idenë për t’u dhënë këtyre gatimeve një shije dhe aromë më të mirë.

Por rreziqet që i kanosen shëndetit nga këto kubikë koncentratesh të ndryshme janë shumë më të mëdha.

Në fakt, mund të tingëllojë e çuditshme, por këto koncentrate janë ndër produktet më të përpunuara në industrinë ushqimore.

Absolutisht të gjithë këto koncentrate, pavarësisht markës, përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të substancave kimike të rrezikshme për shëndetin.

Neurotoksinat Që Manipulojnë Trurin

Nëse do të lexoni tabelën përshkruese të këtyre produkteve do të vëreni se ato përmbajnë: niseshte misri, vaj palme, kripëra dhe ekstrakte majaje.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, industritë e prodhimit të ushqimeve përdorin emërtime të ndryshme, në dukje krejt natyrale, për të maskuar përbërësit e vërtetë të një produkti.

Një prej këtyre përbërësve është monosodium glutamate (MSG) një formë e përqendruar kripërash që përdoret tek produkte industriale për të theksuar në mënyrë sintetike shijen e tyre.

Këto kripëra manipulojnë trurin, ndezin ndjesinë e shijes dhe e bëjnë atë të mendojë se ushqimi ka një shije fantastike.

Ato janë faktor i rëndësishëm në mbipeshë dhe në dëmtimin e metabolizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, MSG-të janë neurotoksina të rrezikshme që shkaktojnë dëme të pariparueshme në tru.

Kur MSG-të merren nga ushqimet e përpunuara ato janë të lira të shkaktojnë dëm në organizëm.

Problemi është se në përshkrimet e produktit MSG-të përmenden rrallë, për vetë faktin se industria ushqimore zgjedh t’i quajë “ekstrakte majaje”.

Ngjyruesit Artificialë

Koncentratet me shije pule, viçi apo erëzash përmbajnë edhe ngjyrues artificialë tepër të rrezikshëm të cilët i japin supës ngjyrën e verdhë.

Këto ngjyrues artificialë kanë ndikim të ashpër në shëndetin mendor veçanërisht të fëmijëve.

Ato ndikojnë negativisht tek truri i fëmijëve duke shkaktuar çrregullime me vëmendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat