Soja nuk është vetëm për vegjetarianë! Proteinat e saj më së miri përvetësohen

Ushqime

Soja nuk është vetëm për vegjetarianë! Proteinat e saj më së miri përvetësohen

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:02
Ilustrim

Nuk është e thënë të jeni vegjetarianë për të jetuar shëndetshëm. Mirëpo, përse nuk do të hiqni mishin nga disa racione javore?

Në këtë mënyrë do të bëheni më kreativë në kuzhinë, do të kënaqni veten me shijet dhe do të sillni risi në organizmin tuaj.

Filloni me sojën. Soja është bishtajore të cilën vegjetarianët më së shpeshti e përdorin në ushqimin e tyre.

Ashtu si shumë bishtajore të tjera, soja gjendet në disa ngjyra – të verdhë, kafe ose të zezë.

Ato janë shumë të lehta për t’u gatuar dhe përpunohen më një llojshmëri produktesh. Shërbejnë si bazë për prodhimin e qumështit të sojës, tofu, miso, tempeh dhe proteina të sojës.

Soja ka vlera shumë të larta ushqyese. Përmban përqindje të lartë yndyre (19,9%), hidrokarbure (30,2%), albumina (36,5%) dhe vitaminat e grupeve A dhe B.

Proteinat e sojës kanë aftësinë më të mirë që të furnizojnë organizmin e njeriut me amino-thartirat e domosdoshme.

Proteina e sojës, si rrjedhim, përthithet më mirë në rrugët e tretjes dhe ndryshe nga mishi, nuk përmban yndyra të rënda, karbohidrate, ose kalori të larta, përbërës që formojnë kolesterol, gjurmë të acidit urik, kimikate, ose sëmundje kafshësh të infektuara.

Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor – më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme dhe janë të pasura me vitamina A dhe D.

Shumë i përdorur është edhe qumështi i sojës, i pasur me proteina, i varfër me lipide dhe kalcium dhe pa kolesterol, shpesh i mirë për ata që janë alergjik ndaj qumështit të lopës.

Soja ndihmon në reduktimin e kolesterolit, është bishtajorja me sasinë më të madhe të proteinave dhe është pothuajse plotësisht i lirë nga yndyrat e ngopura, prandaj është i mirë në luftën kundër kolesterolit.

Studiuesit kanë gjetur sekretin e kokrrës së sojës dhe kanë zbuluar përbërësin e saj magjik që të rinon: lecitina.

Ajo luan një rol vendimtar në nxitjen e metabolizmit në të gjitha qelizat e trupit: rrit kujtesën dhe fuqinë mendore, duke ushqyer qelizat e trurit e të nervave, forcon gjëndrat dhe rigjeneron indet e trupit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, forcon kockat dhe rrit rezistencën ndaj dëmtimeve.

Në rastet e lodhjes nervore, ose mungesës së energjisë, lecitina e kokrrave të sojës mund të rivendosë energjinë dhe fuqinë e humbur.

Soja përmban fitoestrogjene, kimikate që gjenden në produktet ushqimore me bazë bimore. Ka lloje të ndryshme të fitoestrogjeneve, por ato që gjenden në sojë quhen isoflavone.

Isoflavonet janë bërë qendër e studimeve dhe hulumtimeve të fundit, që sugjerojnë se femrat që ushqehen me një dietë të pasur me sojë mund të kenë rrezik më të ulët të shfaqjes të kancerit të gjirit.

Efektet negative janë të lidhura kryesisht me konsumin e tepruar të tij, në veçanti mund të ndërhyjnë në ekuilibrin hormonal të fizikut dhe me funksionimin e tiroideve.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që soja përmban dhe substanca alergjike, dhe nuk rekomandohet për të gjithë.

Vaji, në fakt, përmban një sasi të ekuilibruar acides yndyrore omega-6 dhe omega-3, prandaj është i rëndësishëm për ushqimin. Por nuk duhet të skuqni me të, sepse në temperatura të larta acidet yndyrore të pangopura bëhen potencialisht të rrezikshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat