Cilat ushqime nuk duhet t’i kombinojmë së bashku?

Ushqime

Cilat ushqime nuk duhet t’i kombinojmë së bashku?

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:58
Ilustrim

Disa kombinime ushqimore të zakonshme mund të kenë efekte negative në tretje dhe shëndetin e përgjithshëm. Disa ushqime janë më të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku, duke shkaktuar simptoma si fryrje, gazra dhe parehati. Ja pesë kombinime që është mirë të shmangen:

Dy burime të larta proteinash
Kombinimi i vezëve dhe proshutës, ndonëse i shijshëm, mund të ngadalësojë tretjen. Është më mirë t’i konsumoni në vakte të ndryshme.

Drithërat me qumësht dhe lëng portokalli
Acidet në lëngun e portokallit mund të pengojnë tretjen e drithërave, duke e bërë të vështirë për trupin të përpunojë të dyja së bashku. Preferoni t’i pini lëngun një orë para ose pas mëngjesit.

Banane dhe qumësht
Ky kombinim mund të ngadalësojë tretjen dhe të prodhojë toksina. Përdorni banane të pjekura dhe shtoni erëza si kardamom për të ndihmuar tretjen.

Frutat pas vaktit
Frutat përmbajnë sheqerna që treten shpejt, ndërsa ushqimet e tjera kanë nevojë për më shumë kohë. Konsumoni fruta vetëm ose para vaktit për të shmangur fermentimin.

Djathë dhe pije të ftohta
Pijet e ftohta mund të rëndojnë sistemin tretës dhe të shkaktojnë fryrje kur konsumoni djathë. Shmangni pijet e ftohta gjatë vakteve me djathë.

Karbohidratet me proteina
Kombinime si mishi me patate ose oriz mund të shkaktojnë shqetësime tretjeje. Është më mirë t’i hani këto kategori ushqimesh në vakte të ndryshme.

Domate me kastravec
Ky kombinim i zakonshëm në sallata mund të ngadalësojë tretjen për shkak të përbërjes së tyre acidike dhe alkalike. Është më mirë t’i konsumoni veçmas.

Shmangia e këtyre kombinimeve mund të kontribuojë në një tretje më të shëndetshme dhe ndihmë në përmirësimin e mirëqenies.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat