5 ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj

Ushqime

5 ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës suaj

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

E kuqe, portokalli, e gjelbër, e purpurt dhe e bardhë: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t'i mungojnë asnjëherë tryezës. Këto janë nuancat e lidhura me frutat dhe perimet, përbërës shumë të rëndësishëm për një dietë të shëndetshme, atë mesdhetaren, e aftë për të parandaluar mbi 50% të sëmundjeve më të rrezikshme.

E kuqja

Anti-oksidantët më të mëdhenj ndodhen në ushqimet me ngjyrë të kuqe. Ato zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, gjirit dhe lëkurës; ndihmojnë në menaxhimin e presionit të gjakut dhe ulin rrezikun e diabetit.

Portokallia

Ushqimet portokalli përmbajnë betakaroten dhe bioflavonoide. Betakaroteni forcon imunitetin, ul rrezikun e kancerit, përmirëson shikimin dhe procesin e ovulimit te gratë. Ushqimet me ngjyrë portokalli zvogëlojnë rrezikun e infarktit të zemrës dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

E gjelbra

Po, e keni dëgjuar 100 herë më parë: “Hani perimet e gjelbra”. Dhe për një arsye të fortë! Ato përmbajnë Lutein, i cili përmirëson shikimin dhe ul rrezikun e kataraktit. Ushqimet e gjelbra ndihmojnë në funksionim më të shpejtë të metabolizmit.

Lejlaja

Ushqimet në ngjyrë të purpurt zvogëlojnë rrezikun e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së Alzhaimerit.

E bardha

Ushqimet e bardha përmbajnë Allicin, i cili ndihmon në forcimin e imunitetit, ul kolesterolin dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit të lartë të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat