Nëse jeni ndër ata që i adhuroni makaronat, por shqetësoheni për ndikimin e tyre në nivelin e sheqerit në gjak apo tretjen, ja një këshillë e thjeshtë për t’i bërë më të shëndetshme dhe më të lehta për organizmin tuaj.
Çfarë duhet të bëni?
Pasi t’i zieni makaronat për kohën e zakonshme, vendosini në frigorifer gjatë natës. Kjo ndihmon që disa prej niseshtesë në makarona të shndërrohet në niseshte rezistente – një formë që është ushqim i shkëlqyer për bakteret e mira në zorrën tuaj. Për më tepër, niseshtja rezistente ul ndikimin e tyre në nivelin e sheqerit në gjak.
Për ta bërë gatimin më të lehtë, mund t’i lini makaronat në ujë gjatë natës. Kështu, të nesërmen, ato kërkojnë vetëm dy minuta zierje për t’u gatuar.
Pse është kjo një zgjedhje e zgjuar?
• Shëndeti i zorrës: Niseshtja rezistente ushqen bakteret e mira në traktin tretës.
• Sheqeri në gjak: Kjo metodë ul ndikimin e tyre në nivelin e sheqerit në gjak, duke i bërë më të përshtatshme për ata që janë në rrezik për diabet.
• Përfitime për trurin dhe hormonet: Përmirëson shëndetin e përgjithshëm metabolik.
Rekomandime shtesë
Zgjidhni gjithmonë makarona me përmbajtje të lartë fibrash, ose edhe një variant pa gluten, nëse e preferoni. Kombinojini me perime si brokoli, spinaq apo bizele dhe shtoni një salcë domatesh për një pjatë të pasur me vlera ushqyese.
Kjo mënyrë e thjeshtë jo vetëm që i bën makaronat më të lehta për organizmin, por ndihmon edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm – duke përfshirë tretjen, nivelin e sheqerit në gjak dhe metabolizmin. Ju mbetet vetëm ta provoni!