Sipas një studimi të ri, konsumimi i vezëve lidhet me ulje të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studiuesit nga Universiteti Monash në Australi ndoqën mbi 8700 të rritur të moshës 70 vjeç e lart.
Ata që raportuan se konsumonin nga një deri në gjashtë vezë në javë treguan një rrezik 15 për qind më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, krahasuar me ata që hanin vezë dy herë në muaj ose më pak, shkruan Euroneës.com, transmeton Klankosova.tv
Vezët janë një burim i proteinave dhe lëndëve ushqyese thelbësore, si vitaminat B, folati, acidet yndyrore të pangopura, vitaminat e tretshme në yndyrë (E, D, A dhe K), kolina dhe minerale të shumta.