Një anëtare e stafit pranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar e prekur me Covid-19.
Sipas informacioneve të marra gruaja e infektuar është 50-vjeç dhe punon sanitare pranë kësaj qendre.
Menjëherë pas konfirmimit të tamponit gruaja ka shkuar në banesën e saj për t’u karantinuar, ndërkohë që priten dhe përgjigjet e pjesës tjetër të stafit.
Shtëpia e fonjës Vlorë ka një sistem i cili funksionon me karantinim dy javor për çdo grup stafi.