Vlora ka shënuar ditën e djeshme (e dielë) numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19.
Me plot 59 raste pozitive, qyteti bregdetar ka një shpërndarje gjeografike në të gjitha shtresat dhe sektorët.
Vatër aktive e Covid-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat.
Statistikat:
-Shtëpia e Foshnjës 3 raste;
-Gjykata e Apelit 2 raste;
-Shkollat qytetit 5 mësues;
-Një shkollë fshati 1 rast;
-Ujësjellësi 1 rast;
-Bashkia e Vlorës 1 rast;
-Drejtoria e Shërbimeve Publike 1 rast;
-Universiteti i Vlorës 1 rast (student);
-Një shkollë e mesme 1 rast (nxënës);
-Qendrat shëndetësore 4 infermierë;
-Baza Ushtarake e Pashalimanit një rast;
-Policia e Shtetit dy raste.
Sakaq të prekurit e tjerë janë nga sektori privat, pensionistët apo raste kontakti.