Shtëpia e foshnjës në Vlorë është kthyer në një nga institucionet më të prekura sa i takon infektimeve me Covid-19.
Rastet më të fundit dyshohet se kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së një prej punonjësve, e cila është futur në turnin njëjavor, duke injoruar disa simptoma të lehta që kishte.
Por, pas tamponimit rezultoi pozitive me Covid-19.
Aktualisht, në këtë shtëpi janë marrë 29 tamponime. Kanë dalë rezultatet vetëm për dhjetë prej tyre, ku 8 persona personel kanë dalë pozitiv.
Aktualisht, në shtëpinë e foshnjës në Vlorë janë 22 fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjeç.