Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatrat e Vlorës.
Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Dyshohet se janë arrestuar mbi 20 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim disa të rjerë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike.
Ka patur kontrolle të shumta dhe në banesa të personave që kanë qenë prej kohësh nën vëzhgim. Në aksion është përfshirë Policia lokale si dhe Njësia Operacionale dhe FNSH.