Një fëmijë mbeti i plagosur lehtë mesditën e sotme në Vlorë teksa u përplas nga një automjetn tip “Ford”.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Bishti Kalldrëmit”.
Mësohet se fëmija u ka shpëtuar nga duart prindërve duke kaluar rrugën me vrap.
Automjeti ka frenuar por pa mundur të evitojë përplasjen duke e goditur me pjesën e pasqyrës.
Fëmija është dërguar për vëzhgime të mëtejshme mjekësore në spital pasi kur është rrëzuar ka marrë disa plag të lehta.
Ndodhet jashtë rrezikut për jetën.