Banorë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë shprehen të zhgënjyer me kryebashkiakun Dritan Leli e disa madje janë penduar që i kanë dhënë votën më 30 qershor.
“Nuk ka bërë asgjë Leli për këtë lagjen. Jam bërë shumë pishman” thotë një banor.
Dritan Leli i ka zhgënjyer banorët e lagjes “Kushtrim” në Vlorë, ku edhe pse ka një mandat e gjysmë në detyrë, thonë se nuk e kanë parë kurrë.
“Unë jam socialiste vetë. Ai njeri nuk ka shkelur kurrë këtu. Rrugët janë tërë baltë”
Rrugët e baltës dhe mbetjet urbane mbizotërojnë në bllokun e banimit, çka ka ngjallur revoltë mes banorëve ndaj kryebashkiakut.
Drita e celularit është shpëtimi i banorëve, natën.
Sa herë bie shi ata shprehen se shtëpitë u përmbyten.
Ankohen se investimet janë përqëndruar vetëm në qendër e lagjet e brendshme janë lënë në harresë.
“Çfarë më duhet Lungomare. Unë vete një herë në muaj apo dy muaj. Kur s’kam rrugën ku unë kaloj çdo ditë” thotë një tjetër banore.