Tre persona, mes të cilëve një fëmijë 3-vjeç janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës.
Gazetari i “ABC”-së në Vlorë Elton Nika mëson se të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia pas sinjalizimit shkoi në vendngjarje për shkaqet e aksidentit.
Si pasojë e motit të keq sot janë regjistruar disa aksidente në vend, nga jugu në veri.