Shkrumbohet nga flaket një banesë në fshatin Terbac. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të vitit 2021.
Për pasojë kanë mbetur të pastrehë dy persona me aftësi të kufizuara.
Siç mund të shihet nga pamjet, si pasojë e flakëve, banesa pësoi dëme të mëdha ndërsa 2 pjesëtarët e familjes Hazizaj fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
Agron dhe Halo Hazizaj kishin lënë ndezur oxhakun për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/01/auto_051609519817.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/01/auto_261609519813.jpg)