Gjatë dimrit mbizotëron balta e pelgjjet e ujit, pasi në zonë mungon sistemi i kanalizimeve.
Ndryshimi i kësaj gjendje ka qenë premtim në çdo fushatë thonë banorët, por pas votimeve kryebashkiaku e deputetët thonë se nuk janë rikthyer.
Kur i janë drejtuar bashkisë Vlorë për ti kujtuar premtimet, thonë se janë përballur me vrazhdësi zyrtarësh.
Uji i pijshëm e ndriçimi i munguar janë të tjera halle që mbeten pa zgjidhje për banorë e Lagjes Lirim.
Përgjatë vitit 2020, banorët thonë se zona nuk mori asnjë investim nga bashkia e Vlorës ndërsa për vititn që sapo ka nisur ende nuk dinë nësë janë përfshirë në planin e investimeve të Dritan Lelit.