27vjeçari me iniciale A.R që u përfshi në aksident ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës, ka ndërruar jetë.
Ishte ora 15:20 kur i riu humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri që ishte me të në makinë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e këtij të fundit.
Më herët policia raportoi për aksidentin:
Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.