Nga dita e shtunë pritet që të nisë vaksinimi anti-covid në Vlorë.
Mësohet se Pallati i Sportit dhe stadiumi i “Flamurtarit” janë dy ambientet e inspektuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset se kush do të jetë më i përshtatshëm për të realizuar vaksinimin.
Ndërkohë bëhet me dije se është në përfundim lista e parë e “bluzave të bardha” që do të vaksinohen. Mendohet se fillimisht në Vlorë pritet të mbërrijnë nga dita e shtunë, 30 ose 50 doza.
Inspektimet e realizuara janë dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset për ambientin përfundimtar se ku do të realizohet vaksinimi anti-covid.