Mbrëmjen e sotme policia e Vlorës ka nisur një aksion dhe është duke kryer kontrolle të automjeteve.
Abcnews.al bën me dije se policia po zhvillon plan kontrolli në hyrje të qytetit të për personat e shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin me armëmbajte pa leje.
Mësohet se oficerë të krimeve në Policinë e Vlorës kanë ngritur postobllok në hyrje të qytetit dhe po bëjnë kontrollet.
Në vijim pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksioni të ndërmarrë.