Mbrëmjen e djeshme dëbora mbuloi edhe parkun kombëtar të Llogorasë.
Pishat bregdetare në lartësinë e parkut u zbardhën bashkë me rrugën. Për të hapur kalimin është dashur ndërhyrja me mjetet dëborëpastruese.
Reshjet e dëborës në Llogora ia lanë vendin diellit ndaj dhe tërhoqën shumë pushues të cilët këtë fundjavë nuk iu drejtuan Vlorës vetëm për detin edhe bardhësinë e dëborës.
Freskia në verë dhe dëbora në dimër e bën Llogora në 1027 metra mbi nivelin e detit një destinacion për çdo stinë…