Një efektiv policie humbi jetën mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi makina tip “Benz” ku po udhëtonte u përplas me një “BMW” te rrethrrotullimi i Nartës.
Përplasje ka qenë e fortë, pasi siç duket edhe nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.