Zbulohet emri i 23-vjeçares e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan.
Ajo është shtetasja Anxhela Çapo, ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.