Orët e fundit është hasur një përkeqësim i kushteve të motit me reshje shiu dhe erëra të forta.
Në bazë të parashikimit të kushteve meteorologjike, në Portin e Vlorës mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar.
Ndërkohë që anijet me pasagjerë të transportit ndërkombëtar detar vijon normalisht.
Sipas parashikimeve moti do të përmirësohet pasditen e sotme.