Një 30 vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme (8 shkurt 2021) në Vlorë.
Trupi i pajetë është gjetur në breg të detit në afërsi të Petroliferës.
‘Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç” njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.