Pas atij në Vlorë, një tjetër person gjendet i mbytur në plazhin e Spilles

Vlora

Pas atij në Vlorë, një tjetër person gjendet i mbytur në plazhin e Spilles

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Një tjetër person është gjetur i mbytur ditën e sotme.

Sipas policisë bëhet e ditur për 62-vjeçarin  A.S i cili është gjetur pa shenja jete në bregdet rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Një tjetër person u gjet i mbytur në Vlorë ditën e sotme. Sipas policisë viktima ishte i moshës rreth 35-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat