Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama nëpërmjet një video që ka postuar në facebook, tregon se dita e sotme e ka gjetur Vlorën nën pushtetin e ujit.
Teksa thekson se dukuri të tilla ndodhin kudo për shkak të reshjeve të shumta, Rama shprehet se këtë herë në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht.
Postimi i plotë
POLITIKA E FASADAVE
PËRMBYT VLORËN !…
Si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur.
Pa bërë politikë me përmbytjen, se dukuri të tilla ndodhin kudo prej efektit të reshjeve të shumta, në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht.
Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën.