Ndonëse vendi është përfshirë nga i ftohti i acartë dhe dëbora, një vlonjat ka vendosur që të sfidojë të ftohtin.
Arben Abazi mëngjesin e sotëm ka vendosur ta kalojë duke u larë në det megjithëse në qytet temperaturat kanë qenë vërtetë të ulta.
Abazi si një adhurues i zhytjeve në temperatura të ulta është futur në ujë sikurse të ishte verë.