Arrestohet i riu në Vlorë, gjatë kontrollit në automjet Policia gjeti…

Vlora

Arrestohet i riu në Vlorë, gjatë kontrollit në automjet Policia gjeti…

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Polica ka vënë në pranga një 22 vjeçar, banues në Vlorë.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit E. R., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi farash kanabisi.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin  ky shtetas qarkullonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuar kanabisi.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat