Vlora u trondit sërish nga krimi mesditën e sotme, pasi një person është vrarë me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe siç mund të shihet nga fotot, viktima ndodhet ende i shtrirë në trotuar.
Sipas informacioneve të para, ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/03/auto_-640-0-603f9142cc2ad1614781506.jpg)