Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në Vlorë.
Taulant Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm.
Mësohet se Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale.
Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.
Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.