Nën masa të rrepta sigurie, është paraqitur në Gjykatën e Vlorës, Hans Jonuzaj, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikës.
44-vjeçari Jonuzaj, i cili mban edhe emrin Andi Jonuzaj, ka qenë i qetë gjatë gjithë kohës kur trupi gjykues i kryesuar nga Albert Spiro, argumentoi dhënien e masës së sigurisë “burg pa afat”.
Ai u ndalua vetëm disa minuta pas vrasjes së Tauland Gjikës me 3 mars. Pala mbrojtëse, Brenda 5 ditësh mund të ankimojë vendimin e gjykatës.
Ende nuk ndihen shkaqet që çuan në ekzekutimin e 31-vjeçarit Gjika, i cili mbante edhe mbiemrin Beqiraj. Në momentin e vrasjes, viktimës iu gjet edhe një armë me vete.