Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja në Vlorë ku pak më parë u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja në një lokal ka edhe karrige të thyera që dyshohet të jenë përdorur nga personat që janë përfshirë në konflikt.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.