Një e moshuar në Nartë të Vlorës, tregon se shtëpia e saj është vjedhur për të dytën herë, brenda gjashtë muajsh.
Fenomeni i vjedhjes me dhune i të moshuarave të fshatit Nartë rikthehet.
Sot rreth orës 12:30 pre e grabitjes me dhunë është bërë 85-vjeçarja, Varvara Papa.
Sipas saj, dy persona kanë hyrë në banesë ku i kanë lidhur duart dhe gojën i kanë vendosur jorgan në koke dhe i kanë kontrolluar trupin dhe më pas banesën. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.