Një autobus i linjës së transportit qytetas në Vlorë është përfshirtë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.
Siç mësohet, autobusi ka qenë në ecje kur ka marrë flakë por veç panikut te pasgjerët nuk ka shkaktuar të lënduar.
Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një defekt në motor. Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.