Kanë marrë kazma e lopata dhe po e bëjnë atë që se ka bërë bashkia e shteti.
Po rregullojnë rrugën, që prej vitesh askush nuk ka vënë dorë në të.
Banorët e lagjes Bashkimi, thonë se janë të detyruar që të jetojnë në këto kushte.
“E vështirë është por jemi të detyruar tu përshtatemi kushteve, nuk vë dorë njeriu. Kam 30 vjet dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë.
Në lagje, mungon jo vetëm investimi në rrugë, por edhe ndriçimi, e trotuaret.
Thonë se janë ankuar në Bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli, por si përgjigje kanë marrë herë mungesën e fondeve, e herë neglizhencën totale.
Na thonë s’kemi fonde, jo të vijë fondi, me genjeshta. Sikur na e kanë hequr vizën.
Janë rreth 300 familje në këtë lagje, që qpërballen çdo ditë me këtë situatë, që u ka vështirësuar jetën.