Bizneset në Vlorë kërkojnë ndryshim të fashës kufizuese, pasi me afrimin e sezonit veror po penalizohen ndjeshëm. Gjithashtu ata evidentojnë edhe faktin se pavarësisht humbjeve për shkak të pandemisë, detyrimet fiksale për ta nuk kanë ndryshuar
Në prag të fillimit të sezonit veror, bizneset e qytetit bregdetar në Vlorë kërkojnë zvogëlimin e orarit kufizues të përcaktuar si masë AntiCovid nga Komiteti Eksperteve.
Sipas tyre mbyllja në orën 20:00 i penalizon, pasi mbrëmjet janë edhe momenti kur kanë fluks më të madh klientësh dhe detyrohen që të mbyllin biznesin.
“Në momentin që është piku i punës duhet të mbyllësh edhe biznesin”
“Në orën 20: 00 ne na vijën gjithmonë policia, ky orar do të na jepte mundësi që të rritej xhiroja dhe të shtojmë personelin.”
“Komiteti duhet të shtyjë vendimin.”
Pavarësisht se restorantet janë një ndër sektorët më të prekur nga pandemia, pronarët shprehen se jo vetëm nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti por dhe kanë paguar po njësoj detyrimet fiskale.
“Biznesi i paguan gjithë me punëtorë dhe taksat”
“Si do veprojmë ne kur ne paguajmë taksat”
Ndërkohë, edhe Arben Breshani kryetar i dhomës së tregtisë dhe biznesit në Vlorë shprehet se shtyrja e fashës së orarit ështrë një domosdoshmëri për rimëkëmbjen e bizneseve.
“Ne e mbështesim plotësisht kërkesën e binzeseve. Bineset duhet të mbyllen minumi në orën 22:00.”