Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Gjatë punimeve në një pallat të ujësjellës-kanalizimeve, sipas burimeve një person ka kërcënuar të ndalin punimet.
Duke parë që punonjësit e ujësjellësit s’kanë ndalur, sipas burimeve për Ora News, ka zbritur poshtë dhe ka kërcënuar më thikë në dorë punonjësit si dhe drejtuesin e këtij institucioni Shkëlqim Leskaj.
Z Leskaj në këto momente ndodhet në komisariatin e Vlorës për të bërë padi.
Ka qenë drejtuesi i ujësjellësit që ka kërkuar ndihmën e forcave blu të cilat kanë shkuar në vendngjarje.
Personi me thikë në momentin që ka parë forcat e policisë është larguar me vrap.
Pritet dëshmia e drejtuesit të ujësjellës kanalizimeve në Vlorë në polici për të kuptuar më tepër detaje, por sipas burimeve personi e ka kërcënuar me thikë për jetën.
Gjithashtu pritet konfirmimi nga policia e Vlorës nëse agresori është arritur të ndalohet.