Një i ri mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pasi motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një makinë "Smart" me targa italiane CS 051 MC.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e vjetër, ndërsa makina mësohet se drejtohej nga një grua.
I plagosuri është nisur drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.