Është tensionuar situata në një qendër numërimi të vendosur në Pallatin e Sportit në Vlorë.
Raportohet se ka pasur përplasje mes numëruesve dhe vëzhguesve të vendosur në këtë qendër.
Vëzhguesit e PS dhe PD janë konfrontuar me njëri-tjetrin, ku shkak ka qenë verifikimi i një vote të vetme.
Palët kanë pasur pretendime të ndryshme lidhur me fletën e votimit, çka nxiti përplasje verbale mes tyre.