Fundjave ka rikthyer trafikun në Vlorë.
Siç shihet në videot e siguruara nga Ora News, rrugët e qytetit janë mbushur plot me makina të cilat janë nisur drejt bregdetit.
Ndërkohë, mësohet se pjesa më problematike mbetet zona nga Uji Ftohtë në Orikum, më saktësisht tek pjesa e Zhironit ku ka rënë rruga si rrjedhojë e rrëshqitjes së dherave dhe është bllokuar i gjithë trafiku i atyre që kthehen nga vendet si Radhima, Orikumi, Dhërmia, Himara.