Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Hajro Çakerri’ ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin Bledar Birçaj, 40 vjeç.
Për pasojë 40-vjeçari mbeti i plagosur, por ndërroi jetë pak pas transportimit në spital.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.