Bledar Birçaj, 40-vjeç është personi i ekzekutuar ditën e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me kallashnikov, teksa po udhëtonte me automjetin e tij "BMW X5". Raportohet ai ishte pronar i një lokali të njohur në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë, ku autori po lëvizte me një tjetër automjet dhe ka qëlluar teksa ka qenë në lëvizje.
Në momentin e atentatit në makinën që ka rënë pre e sulmit me armë kanë qenë duke udhëtuar dy persona. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë, ndërsa drejtuesi i saj Bledar Birçaj ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Në drejtim të makinës së tij janë qëlluar 15 të shtëna me armë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.