Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Për pasojë njëra u përmbys në rrugë.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.