Një e moshuar mbeti e plagosur në Vlorë, pasi u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë.
"Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve".
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vetë fqinjët tregojnë se e moshuara jetonte e vetme pasi djalin dhe vajzën e kishte në Itali.
Po sipas tyre gjendja e saj ishte rënduar pasi kishte humbur dy fëmijë të tjerë pak muaj më parë.
"E kishim fqinje, jetonte vetëm.Ka një djalë, e ka në Itali. Edhe vajzën të martuar në Itali. Dy fëmijë i kanë vdekur para 1 muajsh, 2 muajsh, ikën të rinj. Vuante nga depresioni".