Me datën 6 janar të këtij viti, aksi Vlorë-Orikum përfundoi në hotelet e zonës, duke rrëshqitur një pjesë e rrugës.
Që nga ajo kohë nuk është marrë asnjë masë, jo vetëm nga qeveria por edhe nga firma mirëmbajtëse, duke e rënduar trafikun në qytetin bregdetar të Vlorës sidomos tani që jemi në sezon turistik.
Tabelat e devijimit të korsisë qëndrojnë aty prej 5 muajsh.
Për drejtuesit e automjeteve, aksi Vlorë-Rradhimë mbetet problematik pasi gjatë fundjavës në të duhet të qëndrosh deri në 2 orë në trafik.
"Shumë problematike, gjithmonë në fillim të sezonit bëhet kjo punë."
"Sa hapet sezoni kështu është, një herë rruga, njëherë dritat, njëherë Covidi. Dy muaj që presim për punë, kështu është gjithmonë."
Nga Vlora, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se është gjetur fondi që ky aks rrugor ti nënshtrohet rikonstruksionit, por edhe këtë herë duket se ndërhyrja do të bëhet në pikun e sezonit turistik.
Firma kontraktore për mirëmbajtjen e saj “Salillari” prej 6 janarit, veç disa tabelave që tregojnë shembje të rrugës, nuk ka marrë asnjë masë tjetër.